Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Vasili adreson dy çështje për Reformën Zgjedhore/ “Nuk duhet të bëjmë teatër dhe tualet politik”

17 Qershor 12:31

Anëtari i Komisionit të Reformës  Zgjedhore Petrit Vasili ka adresuar dy çështje kryesore në mbledhjen e sotme, atë të shitblerjes së votës dhe përdorimin e administratës publike.

Në fjalën e tij, Vasili deklaroi se nuk duhet të bëhet teatër me reformën dhe as tualet politik.

Sipas deputetit të LSI deri më sot nuk janë marrë në konsideratë asnjë nga rekomandimet e OSBE.

“Pikësynimi i vetëm që duhet të kemi është në radhë të parë që kjo reformë të mos jetë tualeti i radhës politik që bëjmë. Insistoj ta them këtë gjë sepse e shkuara që lamë pas, e afërt na tregoi që dhe kur kemi adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, disa prej tyre dhe të plota zbatimi i tyre dhe efekti i tyre në pritshmëritë për një efekt pozitiv kanë qenë për fat të keq zero dhe në disa raste të tjera ka qenë më keq se ç’ishte më përpara. Ky sigurisht është një paradoks i cili duhet thënë sot. Nuk jemi mbledhur të bëjmë as teatrin e radhës as tualetin e radhës. Është fare e qartë që raportet treguan që s’kemi një institucion vote që ndriçon dhe konsolidohet, por një institucion vote që rrënohet poshtë e më poshtë. Aq sa është fakt që disa fenomene shumë të rënda në teori që shkonin drejt shuarjes së tyre, u rishfaqën si kurrë ndonjëherë, shitblerja e votës dhe shpërdorimi flagrant i administratës në anën tjetër çfarë provoi. Provoi që pas ndryshimeve të 5 qershorit, u adresuan pafundësisht rekomandime që dekurajonin, ndalnin, ndëshkonin shpërdorimin e administrata publike, u gjet në zgjedhjet e fundit që ishte më i rëndi që kishte ndodhur ndonjëherë. Adresimi në njërën anë, pandëshkueshmëria absolute në anën tjetër se ne kemi parë dhe qëndrimet që KQZ i reformuar dhe ky mbajti, ku dhe masat ndëshkimore të marra brenda Komisionit janë zëruar të gjitha më mbrapa duke inkurajuar që kjo punë të vazhdojë se nuk ka ndonjë pengesë, ka sjellë pikërisht krijimin e një qorrsokaku shumë të rëndë politik”, deklaroi Vasili.

Ai theksoi se të gjithë bashkë të kontribuojmë që institucioni i votës të kthehet atje ku është, që vullneti i qytetarëve të mbizotërojë, jo më kodoshllëku i manipulimit politik të radhës.

“Unë mendoj pra që në rast se vihet në këtë tavolinë me vetëdijen që të gjithë bashkë të kontribuojmë që institucioni i votës të kthehet atje ku është, që vullneti i qytetarëve të mbizotërojë, jo më kodoshllëku i manipulimit politik të radhës, atij rrufjanit të madh që ka paranë, atij rrufjanit të madh që bën presionin në administratë e të gjitha, të fitojë. Kjo krijon një Shqipëri të keqe, një Shqipëri që i bën qytetarët të ikin që këtu. Nuk kanë besim sepse fitojnë ata të cilët shqiptarët nuk kanë besim. Të gjithë mund të jenë sarkastikë dhe të thonë ia hodhëm, le të flasin, ne atë që deshëm e rrëmbyem, por nuk është në të mirë të Shqipërisë. Se te vota fillon, shërimi i vetëm, jo thjesht i demokracisë, por i mirëqenies së një vendi lind kur qytetarët votojnë tek ata që besojnë apo u heqin besimin atyre që ua kanë dhënë besimin dhe ua japin apo nuk ua japin e zgjidhin ata. Kështu që thënë në këtë drejtim, unë mendoj që kjo duhet të jetë dhe fryma që duhet të na karakterizojë. Çdo anëtar është i respektuar, çdo opinion duhet dëgjuar, jo sipas madhësisë politike, por soliditetit që jep çdo argument. Nuk mendoj që bipartizani i dy partive ndihmon se po të ndihmonte nuk do ishim në të njëqindtën reformë zgjedhore në tavolinë”, u shpreh Vasili.

Posted Under:
Aktualitet Politike Vendi
Tagged:
Petrit Vasili Reforma Zgjedhore rekomandimet e osbe

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës

më shumë...

Banorët e Selenicës në protestë: Na e kanë vënë shkelmin në fyt, deputetët e Vlorës mos firmosin shkrirjen e bashkisë

më shumë...

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia të kërkojë falje për krimet që ka bërë dhe të njohë Kosovën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima,...

10:41

Të shtëna me armë zjarri në një...

10:31

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen...

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.