Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Vlorës për aksidentin me vdekje ku humbi jetën adoleshenti, Elio Hamiti.

 

66-vjeçari akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Shkak për lirimin e Bollanos, u bë gjendja jo e mirë shëndetësore.

 

Kjo pasi ish-kryebashkiaku ndodhej në spital kur u dërgua drejt gjykatës, për shkak se pas ngjarjes së rëndë kishte shfaqur probleme me zemrën.

 

Aksidenti ndodhi pasditen e të mërkurës në afërsi të fushës së sportit në Llogara.

 

17-vjeçari, Elio Hamiti teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, u përplas nga makina tip “Benz” që drejtohej nga Bollano.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *