E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Varse, celularë, euro e bizhuteri, kapen tre hajdutët në kryeqytet/ VIDEO

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 të kryeqytetit në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën e ndaluan tre persona.

 

Shtetasit e ndaluar janë:

P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”.
E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.
R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.

Reklamë

 

Sipas policisë, shtetasi P.K., në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

 

Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.

 

Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer edhe vjedhjen e një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje si dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë