Përpara samitit të qershorit, ku liderët e Bashkimit Europian do të marrin një vendim mbi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se ka ardhur momenti që Shqipërisë t’i jepet drita jeshile, edhe nëse kjo nuk ndodh për Shkupin.

 

“Na duhet ende shumë punë, nuk kemi arritur aty ku duhet për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu është kusht miratimi i të gjitha shteteve anëtare, që do të thotë se na duhet patjetër të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë. Sa i takon ndarjes së dy shteteve, ky proces bazohet në meritë dhe nëse i referohemi Shqipërisë, ata i kanë plotësuar të gjitha kushtet prandaj nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, ka ardhur momenti që ta konsiderojmë këtë zgjidhje. Megjithatë ne po punojmë fort që ta bëjmë të ndodhë për të dyja vendet.”

 

Komisioneri Varhelyi nesër do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin për të dorëzuar kontigjentin e vaksinave të premtuara si pjesë e fondit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, zyrtari i lartë nënvizoi se unioni është i interesuar për rajonin dhe ka garantuar mbështetjen e nevojshme edhe gjatë krizës së pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *