Subscribe

Superkupa e Shqipërisë do të jetë testi i parë ku do të aplikohet sistemi VAR. Një teknologji e re që hyn në futbollin shqiptar pas një trajnimi të arbitrave që nga viti 2019. Të gjithë gjyqtarët e Kategorisë Superiore përfunduan këtë javë dhe kursin për teknologjinë. Sipas shefit të arbitrave, Sokol Jareci, çdo gjë është gati për sezonin që vjen

 

SOKOL JARECI

SHEFI I SEKTORIT TE ARBITRAVE PRANE FSHF-së

“Ka qenë një trajnim intensiv i të gjithë arbitrave në Kategorinë Superiore. Projekti i Sistemit Var në Shqipëri ka filluar që në vitin 2019 por për shkak të pandemisë më vonë, gjithçka u vështirësua dhe më shumë duke lënë çdo gjë pezull. Edhe sot që flasim vështirësitë ekzistojnë sepse ekspertët që duhet të vinin nga Fifa nuk janë këtu për shkak të pandemisë dhe çdo konferencë është mbajtur online. Megjithatë them se është bërë një punë e mirë dhe shumë shpejt do të kemi testin e parë me Superkupën e Shqipërisë.”

 

Jareci thotë se kjo teknologji do ndihmojë shumë gjyqtarët për të qenë të paanshëm, ndërsa nuk pranoi të jepte një përgjigje nëse është pro apo kundër saj.

 

“Kjo nuk është më çështje, duam apo nuk duam ne. Është një pyetje që do i përkasi historisë tani më sepse çdo federatë që kërkon të eci përpara do të ketë të implementuar sistemin VAR. Kjo do i ndihmojë shumë dhe gjyqtarët të cilët do të pakësojnë gabimet në fushë dhe mbi të gjitha do të ngrejë futbollin shqiptarë.”

 

Pas Shqipërisë, dhe Kosova pritet të zbatojë këtë sistem pasi gjyqtarët dardanë po marrin trajnimin e nevojshëm në vendin tonë.

 

“Pas nesh dhe Kosova ka filluar këtë javë të implementojë sistemin Var. Por për shkak të kushteve që është një teknologji që kërkon aparatura dhe investime të mëdha, arbitrat janë zhvendosur në vendin tonë për të marrë trajnimin e nevojshëm”

 

Për herë të parë sistemi VAR u përdor në futbollin anglez në vitin 2018, në duelin Brajton- Kristal Palas, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të FA CUP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *