E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vangjush Dako do kthehet në qeli, Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit

Gjykata e Posaçme e Apelit kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Dako ka shlyer nje pjesë të dënimit prej 2 vitesh e 8 muaj në paraburgim, kjo e përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Sipas dënimit Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli.

Tashmë pas vendimit të Gjykatës po përllogariten ditët që duhet të plotesojë dënimin.

Reklamë

Dënimi u la në fuqi edhe për Ardian Bulku, dhe Fiqiri Farruku të akuzuar për falsifikim.

Kujtojmë se Dako u arrestua në qershor të 2023 pasi sipas SPAK akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë