Kryeqyteti Kiev dhe “shumë” qytete të tjera në Ukrainë janë tronditur prej sulmeve. Nëndrejtori i presidencës ukrainase, Kyrylo Tymoshenko, deklaroi, se nga “shumë” qytete është njoftuar për sulme. Rusia, sipas të dhënave të saj, ka lëshuar mbi 80 raketa ndaj Ukrainës. Forcat e armatosura ukrainase deri në orën 11:35 kanë goditur të paktën 43 raketa, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maljar.

 

Në Kiev ka pasur shpërthime të rënda në qendër. Kryetari i bashkisë Vitali Kliçko përmes Telegram u kërkoi banorëve që të gjejnë mbrojtje. “Merrni veshje të ngrohta, ujë, rezerva ushqimore dhe karikues për telefonat celular”, bëri thirrje ai. Ndërkohë shërbimi i metrosë nuk transporton pasagjerë – në Kiev stacionet e metrove kanë shërbyer si rifuxhio. Në rrjetet sociale janë shfaqur re tymi.

 

“Një sulm masiv me raketa ndaj territorit, ka të vdekur dhe të plagosur”, vuri në dukje guvernatori ushtarak i rajonit Dnipropetrovsk përrreth qytetit industrial Dnipro, Valentyn Resniçenko, në kanalin e tij të platformës Telegram. Resniçenko u bëri thirrje banorëve të zonës që të qendrojnë në qilarët mbrojtjës prej bombardimeve. Sipas këtyre njoftimeve nga sulmet është prekur jo vetëm kryeqyteti i rajonit Dnipro, por edhe qytetet Nikopol dhe Marhanez, të cilët ndodhen përballë centralit atomik Saporishshja në anën tjetër të bregut të lumit Dnipro.

 

Numri i të vrarëve prej sulmeve që nga e hëna në mëngjes (10.10) sipas mbrojtjes civile ukrainase është të paktën njëmbëdhjetë vetë dhe rreth 87 persona janë plagosur. Vetëm në Kiev gjetën vdekjen pesë vetë dhe 52 të tjerë u plagosën.

 

Për sulme njoftojnë edhe autoritetet e Lvivit, Kmelnyzkyjt dhe Shytomyrit.  “Në zonën e Kmelnyzkyjt janë dëgjuar shpëthime. Mbrojtja kundërajrore është në veprim”, njoftoi guvernatori i atjeshëm, Serhij Hamalij. Ai nuk komunikoi të dhëna për viktima të mundshme. Mediet njoftojnë gjithashtu për shpërthime në Shytomyr. Të dy këto qytete ndodhen në perëndim të Kievit. Edhe në Lviv janë dëgjuar shpërthime të rënda, njoftoi kryteari i bashkisë Andrij Sadovyj. Në disa lagje të qytetin është ndërprerë elektriku.

 

Presidenti Volodymyr Zelenskyj deklaroi, se Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën përmes sulmeve me raketa. Infrastruktura e energjisë në Ukrainë është vënë në shënjestër, tha Zelenskyj në një video-mesazh përpara presidencës në Kiev./dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *