E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Vala e dytë do të jetë më vdekjeprurëse”/ Franca sërish në izolim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, i cili do të hyjë në fuqi nesër në mbrëmje dhe do të zgjasë deri në 1 dhjetor.

“Virusi po qarkullon me një shpejtësi që as parashikimet më pesimiste e nuk kishin parashikuar”, tha Macron.

“Ne duhet ta frenojmë virusin. Vala e dytë do të jetë më brutale dhe vdekjeprurëse se e para”, shpjegoi ai.

Të gjitha kufizimet e miratuara në javët e fundit, nga mbyllja në mbrëmje e bareve dhe restoranteve deri në shtetrrethim, për Macron kanë rezultuar “të pamjaftueshme”. Prandaj, nga e premtja vetëm aktivitetet thelbësore do të mbeten të hapura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë