E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vaksinim i detyrueshëm/ Punonjësit e shërbimit zjarrfikës rrezikojnë vendin e punës

Shërbimi zjarrfikës grek e ka bërë vaksinën të detyruar për punonjësit. Nëse duan të jenë ende pjesë e stafit, ata duhet të injektojnë dozat anti-Covid.

 

Vendimi i nënshkruar nga Shefi i Brigadës së Zjarrit, gjeneral Stefanos Kolokouris, përcakton qartë se të gjithë punonjësit që refuzojnë të vaksinohen nuk do të jenë më pjesë e grupit operacional. Sipas mediave lokale, në Brigadën e zjarrit janë rreth 400 punonjës, dy prej tyre gra, që i është dhënë urdhëri për të marrë dozën e vaksinës.

 

Reklamë

Në këtë shërbim, edhe më parë vaksinimi për një numër sëmundjesh ka qenë gjithmonë i detyrueshëm, për arsye të gatishmërisë operacionale, duke qenë se grupe të tilla udhëtojnë shpesh në botë për seminare dhe operacione të ndryshme.

 

Megjithatë, hapësirë në këtë sektor mbetet edhe për punojësit që nuk duan të vaksinohen, pasi ata që refuzojnë do të zëvendësohen dhe transferohen në shërbime të tjera zjarrfikëse jo-operacionale.

 

Edhe pse shteti helen nuk e ka të detyruar vaksinimin masiv, urdhri i kreut të zjarrfikëse i detyron punonjësit që të marrin dozat.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë