E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vaksinat/ Rama: Së shpejti do të japim një lajm të mirë

Kryeministri Edi Rama ka shpresë që së shpejti të njoftojë sigurimin e vaksinës për shqiptarët edhe nga AstraZeneca.

 

I pyetur nga gazetarja e “Vizion Plus”, Enkelejda Mema, shefi i qeverisë u shpreh se nga ana tjetër, vijojnë kontaktet intensive edhe me Pfizer, që të dorëzojë sasinë e vaksinave të premtuar.

 

Reklamë

Edi Rama u kujdes të theksonte se Shqipëria nuk është mbrapa asnjë vendi për sigurimin e vaksinave.

 

“Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet, Italia ka kërcënuar me proces gjyqësor sepse u janë bllokuar dozat e premtuara sepse Pfizer ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese. Ne jemi në kontakt jo një herë, por shtatë herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne. Por ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizerit, jemi duke negociuar dhe me AstraZenecën, shpresoj që në ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë për këtë. Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do t’u mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë. Së shpejti shpresoj që mund të japim lajme të mira. Shpresoj që edhe Pfizer të lëshojë një pjesë të paktën të dozave që ka premtuar, si parti e parë. Besoj se në 10-12 ditët e ardhshme do të kemi qartësi dhe stabilitet lidhur me vaksinën.”

Më shumë video

Reklamë