Kandidati për deputet i PD, Tritan Shehu sulmoi kryeministrin Edi Rama për vaksinat e pacertifikuara nga EMA që po merren në Shqipëri. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu përshëndeti vendimin e Kosovës që i refuzoi vaksinat ruse e kineze.

 

“Është për t’u përshëndetur qëndrimi i Kurtit dje, që në respekt të ligjit dhe të domosdoshmërisë së sigurisë ndaj qytetarëve deklaroi se në Kosovë mund të importohen vetëm vaksina të certifikuara nga EMA, njëlloj si për qytetarët e tjerë të BE.

Ndërsa Rama duke dashur të fshehë dështimin e tij të plotë mbi një vjeçar të epidemisë Covid, për arsye vetëm elektorale, në kundërshtim të plotë me parimet e detyrimet e “sigurisë medikamentoze”, i trajton qytetarët shqiptarë si “qenie të dorës së dytë”, duke i sjellë vaksina:

Pa asnjë certifikim jo vetëm të EMA, por dhe të ndonjë agjencie ndërkombëtare si FDA, Britanike dhe as të OBSh vetë.

I importon ato nëpërmjet “importeve paralele”, jo direkt nga prodhuesi, pa publikuar as dhe një certifikatë origjine të mallit, apo kontratë ku të përcaktoheshin edhe përgjegjësitë në rast komplikacionesh, detyrime ligjore këto për shtetin.”

 

Sipas Tritan Shehut, kreu i qeverisë po i trajton qytetarët si kavje.

 

“Është kjo papërgjeshmëri mbi një vjeçare e kësaj qeverie në ikje në përballjen Covid, diskriminimi i plotë i shqiptarëve e trajtimi i tyre shpesh si “kavje”, që ka pasur deri tani një rezultat tragjik për ne:

—Vdekjet shtesë prej marsit 2020 në marsin 2021 kanë kapur shifrën ekstreme të 9.200 humbje jete, duke na çuar në vendet e para në botë për këtë tragjedi.

Fatmirësisht vetëm pak ditë na ndajnë nga 25 prilli, ndryshe ajo shifër rrezikon të kalojë 20.000.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *