E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vaksina derë më derë/ Rama jep lajmin e mirë: Doza ju vjen në shtëpi

Nga kjo e shtunë, vaksinat do t’ju vijnë në shtëpi.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili tha se njësitë lëvizëse tashmë janë në “aksion”, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet kundër COVID-19.

 

Reklamë

“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit???????? #ShqipëriaBuzëqesh????

#SkaKohëPërPushim????????‍♂️”

 

Kurse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi në komunitet filloi nga Paskuqani.

 

“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga #Covid19. ????????????‍⚕️????????‍⚕️????Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë