Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje juristëve me integritet që të aplikojnë për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “vakancë e parakohshme”, për shkak të përfundimit para kohe të mandatit të një prej ish-gjyqtarëve që në 7 shkurt të vitit 2018.

Ai iu drejtohet juristëve që të mos kenë frikë nga procesi i verifikimit të KED, ndërsa theksoi se është hera e tretë që e shpall këtë thirrje për një vakancë të krijuar prej 2018, thirrje që vjen vetëm 1 ditë para përfundimit të afatit për aplikim në GJK.

Ai e konsideron jetike për Shqipërinë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sa më pare që të jetë e mundur. Kreu i shtetit i kërkoi KED dhe KLGJ mes të tjerash që të verifikojnë dhe rendisin sa më shpejt kandidatët për anëtarë për Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *