Subscribe

Skënderbeu arriti të mposht ekipin e “Barleti Voley” dhe të sigurojë biletën për në finale e kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.

 

Volejbollistet korçare, në ndryshim nga përballja e parë ku dominuan me set final 3 me 2, kësaj here fituan 3 me 0.

 

Kjo edhe falë suportit të dhënë nga të pranishmit në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”. Ndërsa nuk mungoi grinta dhe shpirti luftarak për asnjë moment tek të dyja skuadrat.

 

Për drejtuesit korçar, objektiv mbetet fitimi i trofeut por dhe marrja e kampionatit.

 

 

TATJANA MARASHI–

 

DREJTORESHE E KLUBIT SKENDERBEU 

 

Arritën në finale pas shume e shume vitesh. Kënaqësi e madhe që e gjithë sfida u mbyll me sukses.

 

Ndërkohë, vetë volejbollistet u shprehën të lumtura për rezultatin e arritur.

 

Elena Bego

Ja dolëm. Jemi në finale. Finalja eshtë një ndeshje me rivalitet. Do ta tregojë fusha rezultatin.

 

 

TONIN FRROKU 

GAZETAR -VIZION PLUS

 

Për herë të fundit korçaret e rrjetës kanë shkuar në finale në vitin 1978. E thënë ndryshe, 44 vite më parë.

 

Skënderbeu do të përballet në 6 mars ne pallatin e sportit “Fahrije Hoti” me Tiranën, e cila mposhti me set final 3 me 2 në gjysmëfinale Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *