Noor Abukaram është një vajzë 16 vjece që jeton në Ohio të SHBA. Ashtu si shumë shoqe të saj   të klasës në “Bounty Collegium”, mori pjesë në garët e atletikes së shkollës. Gjatë vrapimit ishte veshur me “hijab” dhe pantallona të gjata, veshje e cila gjithsesi nuk e pengoi të ishte ndër vrapueset më të mira dhe me rezultatet me të larta.

Për të ishte një zhgënjim I madh teksa në fund të garës mori lajmin se ishte skualifikuar nga garat për shkak të veshjes së saj.

“ Ndjej që të drejtat e mia si atlete janë dhunuar, sepse nuk ka asnjë rregull të shkruar dhe të përcaktuar që ndalon pjesmarrjen time ne garë me këtë veshje, shkruan 16 vjecarja në faqen e saj në facebook.

Në momentin e regjistrimit, juria dergoi një nga shoqet e Noor Abukaram që të ndërronte tutat sepse kishte veshur ato të ekipit, mirëpo vajzës në fjalë të veshur me “hijab” dhe me tuta të gjata  askush nuk I tha gjë. E në këtë mënyrë ajo u fut në garë plot grinte dhe vendosmeri për të marrë rezultatin që donte. Në fund ka shkuar të kontrolle veten ne klasifikim por nuk e ka gjetur në asnjë vend emrin e saj. Kur kërkoi shpjegime mbi këtë gjë, I thanë që ishte skualifikuar për shkak të veshjes jo korrekte.

Një veprim në fakt që ka sjelle diskutime të shumta në OHIO dhe mbi të gjitha mes kolegjeve që konkuruan në garat e atletikes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *