E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vajza keniane u masakrua në Tiranë, përfaqësues të ambasadës kërkojnë llogari tek policia

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë i kanë kërkuar shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, Petrit Halos informacion lidhur me hetimet për dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, në gusht të vitit të kaluar.

 

Ata i kërkojnë informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

 

Reklamë

Dosja fillimisht u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish polici për t’u plotësuar.

 

Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino në shkurt të 2022 e pajisuar me dokumentacionin e duhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë