E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Vajza ime me Kawasaki ka vetëm 20% shanse të mbijetojë, mos i hapni shkollat”

Një foto e një vajze të vogël që lufton për jetën pasi është e sëmurë me Kawasaki e publikuar nga babai i saj është bërë virale. Piers Roberts e ka bërë me qëllimin që t’i tregojë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson sa e rrezikshme mund të jetë hapja e shkollave.

Vogëlushja 5-vjeçare ndodhet e shtruar në një spital anglez dhe lufton mes jetës dhe vdekjes.

Reklamë

“Mjekët kanë dhënë vetëm 20% shans për vajzën time që të mbijetojë. Për këtë arsye shkollat duhet të rihapen më vonë. Rreziku që ato të kthehen në ‘kampe vdekjeje’ për fëmijët është i madh”, tha ai.

Edhe nëna e 5-vjeçares u shpreh për betejën e vajzës së saj me sëmundjen Kawasaki. Ajo tha se gjashtë javë më parë vajza ishte krejtësisht e shëndetshme.

Lidhja midis sindromës Kawasaki dhe koronavirusit ende po hetohet nga shkencëtarët, por në zona të ndryshme të botës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, shumë fëmijë që kanë vuajtur tashmë nga COVID-19 kanë paraqitur simptoma të sëmundjes Kaëasaki.

Vazhdo të lexosh

Reklamë