Subscribe

Syarta Ahmeti dhe babai i saj Myshteba Ahmeti rrëfyen historinë e vallëzimit të tyre ditën e dasmës së Syartës në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Edhe pse në çdo dasëm shqiptare vallëzimi mes babait dhe vajzës është i veçantë, ajo që e bënë edhe më të veçantë vallëzimin mes Syartës dhe babait të saj, është se Myshteba prej 24 vitesh ndodhet në karrocë me rrota.

Dikur valltar dhe solist, Myshteba prej vitit 2002 ndodhet në karrocë me rrota për shkak të një aksidenti.

Por pavarësisht pamundësisë fizike të babait të saj, kjo nuk e ka penguar aspak Syartën që të vallëzojë me babain e saj ditën në ditën më të rëndësishme të jetës, siç është ajo e dasmës.

Ata kanë përcjellë lot gëzimi në studion e “Vizioni i Pasdites”.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Një emocioni jashtëzakonshëm për Syartën. Si je ndierë në këtë moment?

Myshteba Ahmetaj: Nomal që ka qenë një kënaqësi e veçantë të vallëzosh me vajzën. Më keq jam ndier pardje kur e kemi riparë videon, pasi kam qarë. Atë ditë kam qenë nën  efektin e qetësuesve.

Brikena Prifti: Për Syartën ka qenë e mirë menduar, sa kohë kishe që e kishe men duar.

Syarta Ahmetaj Ju falënderoj shumë për vlerësimin. Në momentin kur bashkë me bashkëshortin vendosëm të realizojmë dasmën, gjithë kohës e kisha menduar një vallëzim me babin tim, pasi i ka qenë një udhërrëfyes për mua. Doja më shumë që babi im ta ndiente prezencën në dasmë. Si çdo vajzë që ecën në altar me babin, pavarësisht kushteve ai mbetet udhërrëfyesi im. Unë vendosa të vallëzoj me të, pastaj më duhej një këngë, gjeta tekstine Aurelës. Kisha një vit që e përgatisja dalëngadalë, kisha frikë për emocionet e tij.

Brikena Prifti: A qau atë ditë?

Myshteba Ahmetaj: Më shumë kemi qarë para dhe pas.

Syarta Ahmetaj: Nuk është se u përgatitëm shumë për vallëzimin, lëvizjet ishin spontane. Duhet të kishim pak më shumë koreografi, por na pengonte fustani i Syartës. Ishte një kënaqësi me të vërtetë. Ishte diçka e veçantë.

Syarta Ahmetaj: Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve që ndodhen në një gjendje të tillë, që dashuria që i falet prindit është mbi gjithçka.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *