E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Showbiz

Vajza 5 vjeçe e Kim Kardashian ka të dashur…mori dhuratë për Shën Valentin!

Thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe mesa duket i tillë është rasti i vajzës së Kim Kardashian.

 

North West është vetëm 5 vjeçe dhe ditën e sotme mori dhuratën e parë për ‘Shën Valentin’ nga i dashuri i saj 7-vjeçar.

 

Reklamë

Djali i reperit Consequence, Caiden Mills, ka publikuar një foto me North dhe ka shkruar se ata të dy janë të lidhur.

 

Gjithashtu ai i ka blerë të dashurës së tij 5-vjeçare një varëse nga ‘Tifanny & Co’ si dhuratë për ditën e të dashuruarve.

 

Consequence dhe Kanye West janë miq të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të punës dhe për këtë arsye edhe fëmijët e tyre njihen bashkë.

 

Menjëherë pasi lajmi për një lidhje mes North West dhe Caiden u shpërnda në media, në rrjete sociale pati reagime të shumta.

 

Pjesa më e madhe e njerëzve thoshin se nuk është diçka normale, ndërsa disa të tjerë nuk arrinin të kuptonin si nuk kanë gjetur ende një të dashur.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë