E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtria izraelite: Vramë një nga anëtarët e fundit të Byrosë Politike të Hamasit në Gaza

Israeli troops are seen near the Gaza Strip border in southern Israel, Tuesday, July 23, 2024. (AP Photo/Ohad Zwigenberg)

Zyrtari i lartë i Hamasit, Iz al-Din Kassab, u vra në një sulm ajror gjatë ditës së sotme në Rripin jugor të Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Kassab ishte një nga anëtarët e fundit të mbetur të Byrosë Politike të Hamasit, ku ai shërbeu si kreu i marrëdhënieve kombëtare.

Sipas ushtrisë izraelite, ai ishte përgjegjës për koordinimin midis Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza.

“Kassab ishte një burim i rëndësishëm fuqie dhe, për shkak të rolit të tij, ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet strategjike dhe ushtarake të organizatës me fraksionet e tjera në Rripin e Gazës”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Reklamë

Ushtria izraelite shtoi se ndihmësi i Kassab, Ayman Agesh, gjithashtu u vra në sulm.

Ushtria izraelite publikoi pamjet e sulmit, i cili u zhvillua në zonën Khan Yunis.

 

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë