E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtria izraelite thirrje banorëve në jug të Bejrutit të evakuohen

Ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuime të reja në jug të Bejrutit. Ky është paralajmërimi i tretë brenda 24 orëve raportojnë mediat e huaja.

“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të lidhura me Hezbollahun kundër të cilave Forcat e Mbrojtjes ushtarake të Izraelit, do të veprojnë”, ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë Avichay Adraee në një reagim në platformën X.

Nga ana tjetër zyrtarët e ndihmës në Gaza e përshkruajnë situatën si “apokaliptike” në pjesën më të madhe të territorit, ku më shumë se 80% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur dhe më shumë se dy të tretat e ndërtesave janë shkatërruar ose dëmtuar në 13 muajt e luftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë