Subscribe

Pas fitores ne miqësoren e pare me Katarin, tekniku De Biasi ka menduar nje stërvitje ndryshe dhe shume te veçante me kuqezinjtë. Kete radhe, jo ne fushat e Bad Valtersdorf, por ne pyllin e Gaier Park mes aventurave dhe argëtimit. Kjo stërvitje i shërben ne mënyrën me te mire skuadrës, per te mbajtur frymën e grupit, te ketë me shume bashkëpunim mes lojtareve, dhe te arrihen rezultate fale punës kolektive. Nje surprize e veçante qe shërben per moralin e skuadrës ne prag te finaleve France 2016. Ekipit i janë bashkuar tashme dy lojtare: Burim Kukeli, i cili vjen i dëmtuar nga kupa e Zvicrës dhe për te cilin De Biasi, nuk ka dashur te rrezikoje. Ndërsa Frederik Veseli i është bashkuar skuadrës ne këto lojtare. Miqësorja e radhes për kombëtaren kuqezi është ne 3 qershor kundër Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *