Subscribe

Nëse situata e rëndë  krijuara nga përhapja e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese edhe në javët në vijim, qeveria emund ti drejtohet Kuvendit për të shtyrë afatin e shpalljes së gjendjes së fatkeqësive natyrore.

 

 

Drejtori i Emergjencave Civile Çako shton se aksioni për shpërndarjen e ndhmave me ushqime dhe medikamente po shtrihet në të gjithë vendin, kryesisht për shtresat në nevojë.

 

 

Numri unik 127 ditët e fundit është përballur me një rekord telefonatash. Janë regjistruar mbi 1 milionë të tilla ku qytetarët kërkojnë ndihmë. Por sipas Çakos duhet frenuar numri i thirrjeve nga ata persona që nuk e kanë të domosdoshme ndihmën.

 

Çako theksoi se nëse është e nevojshme Emergjencat Civile do të kërkojnë një fond shtesë nga qeveria për të përballuar kërkesat e qytetarëve për ushqime dhe medikamente.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *