Një nga shkollat ​​e mesme më prestigjoze të Kinës ka qenë objekt i zemërimit publik pasi grumbuj të ushqimeve të mykuara e të skaduara u gjetën në kuzhinën e saj në mensë.

 

Buka e derdhur, mishi i kalbur dhe ushqimet e detit u zbuluan në Shkollën e Mesme eksperimentale të Chengdu No 7.

 

Një prind i tha BBC-së për tmerrin dhe urrejtjen e tij ndaj shkollës, duke thënë se ushqimi ishte i neveritshëm dhe se kjo gjë është një skandal I tëmerrshëm.

 

Shkolla tani ka kërkuar falje, duke thënë se është thellësisht “e zënë ngushtë” në lidhje me ngajrjen.

 

Skandalet e sigurisë ushqimore nuk janë të pazakonshme në Kinë dhe shpesh janë autoritetet ato që përpiqen të qetësojnë zemërimin public në lidhje me këto ngjarje.

 

Skandali u shfaq fillimisht kur një grup i vogël prindërish u ftuan të hënën për të marrë pjesë në një aktivitet të mbjelljes së pemëve në shkollën e mesme private në Chengdu, kryeqytetin e provincës Sichuan të Kinës.

 

Prindërit u ndalën fillimisht tek kuzhina ku zbuluan bukë të mykur, mish të kalbur dhe artikuj ushqimorë të tjerë të cilët kishin skaduar.

 

Nuk është e qartë se përse pikërisht ata zgjodhën të ndalonin nga kuzhina, por një prind I tha BBC se investigimi u bë pas një incidenti të ndodhur muajin nëtor, ku shumë fëmijë të shkollës patën dhimbje në stomak, kapsllëk dhe sëmundje të tjera të ndryshme.

 

Sipas pridërve shkolla private kushton 39,000 juanë apo rreth $ 5,800 dollarë në vit ndërsa kanë njoftuar se do e padisin atë në gjykatë.

 

“Ne nuk lejojmë që fëmijët të kenë ushqim të mbetur në shtëpi … kam shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë dhe fëmijët e mi po pinë duhan,” tha ai.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *