Krerët e shtetit shqiptar dhe drejtuesit e forcave politike kanë uruar sot besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Presidenti Bajram Begaj ishte sot në Xhaminë e Madhe të Tiranës, në selinë e Komunitetit Musliman dhe atij Bektashi, për të uruar besimtarët në këtë ditë të rëndesishme.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoi rolin e komunitetit musliman si faktor për bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë mes besimeve fetare në Shqipëri.
Edhe kryeministri Edi Rama uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas vizitës në komunitetin musliman, premtoi se do të garantohet me ligj që ditën e premte një orë të jetë pushim, në mënyrë që besimtarët të mos kenë asnjë pengesë për t’u falur në xhami./vizionplus.tv





