Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Uragani “Milton” shkakton kaos në Florida, autoritetet japin alarmin për banorët: Evakuohuni, nëse qëndroni do të vdisni

8 Tetor 20:52

Florida  është në gatishmëri pasi uragani “Milton” i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze. Ky është uragani i dytë në më pak se dy javë, pas uraganit “Helene”.

“Milton” është stuhia “më e keqe” që ka goditur zonën Tampa në më shumë se 100 vjet, sipas NHC.

Guvernatori i Floridës Ron DeSandis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005.

“Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet.”

“Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga zonat ku është urdhëruar evakuim, do të vdisni”.

Milton tani është intensifikuar në një uragan të kategorisë 5, me erëra deri në 350 km/h dhe pritet të zbresë në zonën e Gjirit Tampa të mërkurën.

Deri më tani, të paktën nëntë qarqe kanë lëshuar urdhra të detyrueshëm evakuimi dhe autoritetet po u kërkojnë banorëve që të respektojnë pa vonesë.

Të martën në mëngjes, cikloni kaloi bregun verior të Gadishullit Jukatan në Meksikë.

Hurricane Milton in Florida #hurricane #hurricanemilton #florida #milton #tropicalstorm #Milton2024 pic.twitter.com/SULC2YAFhd

— Alistair Pallesen (@yzimng2) October 8, 2024

Parashikuesit paralajmërojnë se stuhia mund të forcohet më tej ndërsa shkon drejt Floridës dhe efektet e saj mund të ndikojnë në një pjesë të madhe të bregut perëndimor të shtetit.

Zona e Gjirit Tampa, e cila është veçanërisht e ndjeshme ndaj përmbytjeve dhe stuhive, nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan në më shumë se një shekull.

Guvernatori DeSandis paralajmëroi se banorët duhet të finalizojnë planet e evakuimit sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nuk ka asnjë garanci se si do të jetë moti të mërkurën.

Ndërkohë, trafiku në autostradë është rritur në masë pasi banorët largohen nga zona.

#EN6 | El Centro Nacional de Huracanes de Estados Unidos prevé que #Milton mantendrá su estatus de huracán mayor y aumentará su tamaño a medida que se aproxima a la costa oeste de Florida, EE. UU.

🌀 Esta es la imagen más reciente de Milton captada por el satélite del NOAA. pic.twitter.com/Kz7aAF0BAb

— El Noticiero (@elnoticiero_6) October 8, 2024

Disa parqe në Florida, si Disney World dhe Universal Orlando, mbeten të hapura, ndërsa të tjerët tashmë kanë njoftuar mbyllje të përkohshme.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) po përballet me mungesa të mëdha të personelit pasi tashmë është mobilizuar në pjesë të ndryshme të SHBA-së për shkak të fatkeqësive natyrore të fundit.

Me më pak se 10% të stafit të saj në dispozicion, aftësia e FEMA për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të reja që sjell Milton është në pikëpyetje. Situata është kritike dhe Floridas i kërkohet të përgatitet për një stuhi potencialisht shkatërruese./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Florida helene uragani milton

Nga e njëjta kategori

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

më shumë...

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore, pak javë pasi u sulmuan nga Irani

më shumë...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi i mjetit (EMRI)

më shumë...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania: Evropa tani të investojë më shumë në mbrojtje!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.