E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Uragani “Milton” goditi Floridën, banorët në “qiell të hapur”: Çatia e shtëpisë sime fluturoi pranë lumit Manatee

Vetëm dy javë pasi Uragani Helene shkaktoi kërdi në një pjesë të Floridës, Milton gjithashtu shkaktoi problem të mëdha.

” Nuk është shumë, por ishte e jona. Ajo pak që kishim është zhdukur. Çatia e shtëpisë sime fluturoi pranë lumit Manatee”, tha banorja Natasha Ducre për BBC.

Reklamë

Ajo u largua me bashkëshortin Terry të mërkurën mbrëma, duke lënë shtëpinë ku ai u rrit për t’u shkatërruar nga uragani. Natasha shprehet se vendimi për t’u larguar nga florida iu shpëtoi atyre jetën.

Gjithashtu e evakuuara nga Tampa, Lillian Bicart, 80 vjeç, thotë se përmbytjet dëmtuan rëndë shtëpinë e saj.

“Më duhet të ulem dhe të mendoj se çfarë do të bëj, sepse humbas gjithçka, gjithçka është përmbytur. Kjo është një ëndërr e keqe, shumë e keqe”, tha Bicart.

Rreth 16 persona kanë vdekur, pasi uragani Milton goditi Floridën , megjithëse numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të rritet nhë vazhdim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë