E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ura Shën Prodhromit në Voskopojë merr pamjen që meritonte/ FOTO

Ura e Shën Prodhromit në Voskopojë, një tjetër monument i shpëtuar nga degradimi tashmë e  restauruar plotësisht. Kjo bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Korçë.

 

E cila e vlerëson si mjaft të rëndësishme ndërhyrjen për shpëtimin e një prej strukturave më të hershme të mbijetuara nga lavdia e dikurshme e Voskopojës e cila lidh Manastirin e Shën Prodhromit. Pas këtij restaurimi, ura e Shën Prodhromit do të funksionojë si një arterie tërësisht këmbësore dhe si një tjetër atraksion kulturor i Voskopojës.

 

Reklamë

Ndërkaq, falë punës restauruese kanë dalë në pah tre kolona origjinale të urës të cilat kanë ndihmuar të riprodhuar sipas origjinalit të gjithë elementët e rrethimit të cilat janë një tjetër vlerë e shtuar.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë