Operacioni i një dite më parë në Shqipëri dhe Itali që soli arrestimin e disa personave si dhe sekuestrimin e miliona eurove të vëna nga trafiku i droggës, ishte tema e diskutimit këtë të enjtë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio pedagogu dhe eksperti kriminalist, Kreshnik Myftari, tha se kjo linjë nuk është dhe aq e re.
Sipas tij “Ura” ka funksionuar prej viteve 90-të, dhe fillimisht kjo rrugë përdorej për trafikun e heroinës dhe më pas të kokainës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse është i rëndësishëm operacioni i djeshëm?
Myftari: Për shkak të shumave të mëdha të numrave. Është një urë që është lidhur që në vitet 90-të, për shkak të preferencave ka ndryshuar vetëm lloji i substancës. Është një nga linjat më të vjetra dikur shërbente për trafikun e heroinës.
Borakaj: Në këto dekada funksiononet e paprekur?
Myftari: Funskiononte në varësi të kohës. Personazhet janë të njohur. Nga pikëpamja e rigjenerimit të personazheve ka interes për mediat.