E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ura e Zogut, sërish në rrezik, ekspertët: Duhet ndërhyrje më e plotë dhe profesionale

Ura e Zogut, e njohur ndryshe si Ura me Harqe, e shpallur monument kulture, vijon të përballet me rrezikun e shembjes, pavarësisht ndërhyrjeve të pjesshme të kryera vitet e fundit.

Një strukturë metalike është vendosur në njërën prej këmbëve të saj për ta stabilizuar, por kjo masë mbetet e pamjaftueshme për të garantuar qëndrueshmërinë e urës.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Lezhë, Paulin Zefi, ka theksuar se nevojitet një ndërhyrje më e plotë dhe profesionale për ta shpëtuar urën nga degradimi i mëtejshëm.

Ura e Zogut është një nga ndërtimet më të veçanta të periudhës së Mbretërisë Shqiptare, e njohur për harqet karakteristike dhe rëndësinë që ka pasur në lidhjen e zonave përreth.

Aktualisht, ajo vazhdon të jetë një nga simbolët më të çmuar të trashëgimisë kulturore në vend, por njëkohësisht edhe një nga më të rrezikuarat.

/vizionplus.tv

Më shumë video