Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka vendosur këtë të premte që të ërgjigjet disa kërkesave të studentëve protestues.

 

UAMD në mbledhjen e ku pjesë e saj ishin dhe Këshillat Studentorë dhe studentët e ekselencës, shprehu njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat dhe vendosi heqjen e tarifave për studentët.

 

Në këtë mbledhje të përbashkët është vendosur;

 

“1. T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos vjetore të studentëve për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.

  1. Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.
  2. Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
  3. Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe në çështje të tjera që lidhen me proçesin mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.
  4. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen:

– Administratori

– Zv. Rektorët

– Dekanët e Fakulteteve

– Drejtorët e Drejtorive

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *