E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

UNHCR: Shifra të frikshme të vdekjeve të emigrantëve në Detin Mesdhe

UNHCR bëri të ditur këtë të hënë se rreziku i vdekjes në Detin Mesdhe është rritur këtë vit në një në 18 migrantë, ndërsa anijet joqeveritare të shpëtimit po përballen me vështirës.

 

Vitin e kaluar, raporti I humbjes se jetes se emigranteve ne Detin Mesdhe ishte 1/42  gjatë përpjekjes së tyre për të kaluarf nga Afrika drejt Italisë.

 

Reklamë

“Një faktor i madh që ka kontribuar në rritjen e numrit të vdekjeve është zvogëlimi i kapacitetit të kërkim-shpëtimit jashtë bregdetit të Libisë”, tha UNHCR-ja.

 

Nga fillimi këtij viti, në mesin e mbi 1,600 njerëzve të vdekur ose të zhdukur gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën përmes rrugëve të ndryshme,1,095 janë zhdukur në Detin Mesdhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë