Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e 7 korrikut nëse do të ketë kërkesa konkrete për krizën në vend por nga ana tjetër është shprehur se nëse protesta do të ketë axhendë politike do të jetë një dështim.

 

Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Kulluri ka folur me tone të ashpra ndaj drejtuesve të PD dhe ka rikujtuar mospërgjegjësinë nga liderët demokratë ndër vite në lidhje me humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve apo edhe djegjen e mandatave.

 

Kulluri ka marrë si referencë edhe ish-deputeten Hajdari e cila ndodhet në panel teksa ka kujtuar akuzat ndaj saj që sipas tij janë stisur nga vetë drejtuesit e PD.

 

“Unë pataksesha kur dëgjoja. Këta që drejtojnë PD nuk kanë lënë gjë pa i thënë Rudinës. PD nuk mbante përgjegjësi për asnjë humbje në zgjedhje e as për diegjen e mandeteve, bënin protesta me molotov kot.

Ka ikur Luli me Gaz Bardhin, të tjerët janë aty. Kjo është Partia Demoktratike sot. U përqafuan me Lulin pasi humbi zgjedhjet e 25 Prillit dhe vetëm kur u përjashtua Sali Berisha e kuptuan që kishte ndodhur hataja.

Po me kë tallen këta?

Për mua nëse protesta është me kërkesa konkrete është e drejtë por nëse është protest me axhendë politike do të jetë një dështim. Se kam dëgjuar që thonë po nuk dole me ne në protest shko rri me Edi Ramën. Këto janë shorehje të Lulzim Bashës I cili ndenji në opzitë për vite me rradhë.” – tha Kulluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *