Një grua pohoi se është në një lidhje me një burrë që shoqërohet me të tjera gra, por ajo nuk po i humb shpresat dhe beson se një ditë do të jetë ajo dhe  një tjetër në jetën e tij.

Natasha është në një lidhje me Shawn dhe sipas The Sun, burri ka pasur lidhje me të paktën 10 gra dhe është një Playboy i papenduar. Në deklaratat e tij në emisionin “Dr. Phil” u shpreh se nuk është gati të heqë dorë nga stili i jetës së tij beqare dhe t’i përkushtohet një femre, ndërsa theksoi se ka zgjedhur Natashën si dashnore, pasi i pëlqen stili i saj i jetesës, pasi ai është artist me profesion.

“Kur e takova për herë të parë Shawn, ai u prezantua si një Playboy dhe ishte arrogant, ai nuk donte një lidhje në fillim. Por ndërsa e njoha më mirë, pashë një anë tjetër. Do të doja një angazhim ekskluziv prej tij”, tha ajo.

Tani, Natasha po përpiqet të gjejë një mënyrë për të qenë gruaja e vetme në jetën e Shawn dhe theksoi se ajo mund ta ndryshoj atë.

Megjithatë, ata që e ndoqën shfaqjen nuk u pajtuan me të dhe sipas botimit britanik, argumentuan se ajo duhet të ndahet sepse ajo po humb kohën e saj me të. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *