Ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do të ketë hetim ndaj kompanisë që ka falsifikuar dokumentet për tenderin e Unazës së Re.
Në një konferencë për mediat, ministri u shpreh se prokuroria do të hetojë procesin për të treja lotet e Unazës.
Ai tha se ARRSH ka pezulluar kontratën me kompaninë fituese “DH Albania”, ndërsa theksoi se falsifikimi i dokumetave është bërë jashtë Shqipërisë.
Një gjë e tillë u konfirmua nga përgjigjia që sollën autoritetet amerikane.
Ndërkaq, ministri duke u ndalur tek falsifikimi i bërë nga kompania pohoi se dokumenti I dorëzuar prej saj ishte i plotë dhe për këtë arsye fitoi tenderin.
Sipas Gjiknurit, shtetit nuk i është bërë asnjë dëm nga ky falsifikim I bërë nga ana e kompanisë.
Ai shtoi se edhe OST ka pezulluar një tender prej 12 milion dollarësh fituar pikërisht nga kjo kompani.
Gjiknuri.
Je kap me presh. Je nje hajdut kriminel.
Duhet te japish doreheqje.
I pa ngopur