E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Unaza e Re”, protestuesit para gjykatës, familjarët kërkojnë lirimin

Banorët e Astirit në ditën e 22 të protestës së tyre këtë të dielë janë zhvendosur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë.

 

Protestuesit kërkojnë nga gjykata lirimin e tyre. Sipas informacioneve në seancë ndodhen deputetë të opozitës të cilët mbështesin protestuesit që dhunuan policinë pak ditë më parë në protestën para Parlamentit. Nga deputetet e LSI, të pranishëm në sallë janë deputetët Endrit Braimllari, Silva Caka, Klajda Gjosha dhe Kejdi Mehmetaj.

 

Reklamë

Kjo seancë vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë.

 

Prokuroria ka kërkuar arrestim më burg për protestuesit; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj.

 

Ndërkohë në protestën e zhvilluar të enjten e javës së kaluar para Kuvendit,  u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta, ndërsa u shoqëruan 25 persona, nga të cilët 11 u mbajtën në burg dhe sot për 7 prej tyre prokuroria do të kërkojë masën ‘arrest me burg’ dhe për 4 të tjerë detyrim paraqitje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë