E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Unaza e Re”, banorët paralajmërojnë: Të dielën bllokojmë rrugën pa afat

Banorët e “Unazës së Re” kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën pa afat nëse nuk marrin një përgjigje nga Bashkia.

 

Reklamë

Për të 14 ditë, banorët e Unazës së Re kanë protestuar këtë të shtunë duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe.

 

Reklamë

Ata vijojnë të këmbëngulin se nëse nuk shpronësohen 100% me çmimin e tregut nuk do të lejojnë prishjen e banesave.

 

Protestës edhe këtë të shtunë i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Ndërkohë që është ndërpreë edhe ndriçimi.

 

Nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe preken 317 subjekte nga të cilat shumica janë në proces legalizimi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë