Gjatë seancës në Kuvendi i Shqipërisë për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ulsi Manja, lexoi raportin e PS për mosdhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes.
Në një reagim në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, i përjashtuar nga punimet e Kuvendit akuzon se Manja është në konflikt interesi me dosjen “Balluku”.
“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër, në kundërshtim me ligjin?”, shkruan ai.
/vizionplus.tv





