Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët fluturojnë 3...

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas...

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë në aeroportin...

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi me ministrat...

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Ulja e barrës tatimore/ Gjiknuri: Përfiton pjesa më e madhe e punonjësve në Shqipëri; Masat sociale të marra në dobi të qytetarëve

30 Mars 17:24

Sekretari i Përgjithshë i PS Damian Gjiknuri shprehet se nisma e qeverisë për rregullimin fiskal të profesioneve të lira do të sjellë më shumë formalizim.

 

Në seancën e sotme plenare, Gjiknuri u shpreh se propozimet e bëra do të sjellin më shumë benefite.

 

“Unë vij si profesionist i lirë përpara se t’i bashkohesha politikës.

 

Të gjithë këtu duhet të pranojmë që kanë qenë jashtë vëmendjes së rregullimit fiskal të qeverisë duke lënë hapësira të shumta që kanë nevojë për formalizim. Në fund të fundit ky projektligj synon ta normojë më mirë këtë gjë. Gjithmonë me qëllimin që jo të dëmtojë një grupim të popullatës, përkundrazi të krijojë rrëgullshmëri dhe benefite për grupe edhe më të mëdha të shoqërisë. Mendoj ndërhyrja që po bën qeveria qoftë duke formalizuar dhe duke normuar më mirë barrën fiskale duke lehtësuar ata që janë punonjësit e vërtetë, por njëkohësisht duke i ardhur në vitet e para në ndihmë industrisë për të kompensuar efektet financiare që ata kanë, është masa e duhur”, tha Gjiknuri

Numri dy i socialistëve shprehu vullnetin e mazhorancës për të ulur barrën tatimore për pjesën më të madhe të punonjësve në Shqipëri.

 

“Duhet përgëzuar kjo iniciativë e mazhorancës që ka të bëjë me lehtësirat që po krijohen duke ulur barrën tatimore për pjesën më të madhe të punonjësve në Shqipëri. Së pari do të përfitojnë nga fakti që paga minimale që do të rritet në 40 mijë lekë (të reja). Së dyti ulet barra fiskale, në këtë rast barra tatimore, për personat nga 40 – 50 mijë lekë në muaj apo ato nga 50 – 60 mijë lekë.

 

Këtu janë bërë disa llogari. Mjafton dy shifra që i ka bërë qeveria. Për grupin e parë janë 15 600 lekë ose 156 000 lekë të vjetra të kursyera direkt për këta individë. Për grupin e dytë janë 7800 lekë apo 78 000 lekë të kursyer direkt për këta individë. Kjo është pjesa më e madhe, shtylla kurrizore e popullatës shqiptare sepse këto janë të ardhurat përgjithësisht e atyre njerëzve që mbajnë gjallë edhe industrinë”, deklaroi ai.

Gjiknuri përgëzoi qeverinë për masat sociale të ndërmarra për nxitjen e punësimit në vend duke u treguar njëkohësisht e kujdesshme që barra të mos shkojë e gjitha tek sipërmarrjet.

Sekretari I Përgjithshëm Damian Gjiknuri tha se masat e ndërmarra nuk janë elektorale, por kanë qëllim që të përmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptare.

 

“Disa tërbohen, disa të tjerë fillojnë bëjnë llogari elektorale. Grupimi i parë që vjen këtu thotë po e bën për vota. Shihja një syresh dje në televizor që thoshte: le ta bëjnë , e ka të humbur. Nga ana tjetër plaku i vjetër e di shqetësimin, nuk e sulmon direkt por vë këta kasnecët e vegjël që të thonë po shkelet kodi zgjedhor. Pra, e kuptoni çfarë probemi keni ju? Ju nuk doni që kjo qeveri të ndërmarrë asnjë masë për përfitim të popullatës. Këtë bëni ju. Krijoni kakofoni vetëm e vetëm sepse s’dini si të reagoni. E vërteta është që qeveria po e bën atë në dobi të njerëzve. Janë ata që përfitojnë. Pensionistët përfitojnë, pjesa më në nevojë përfiton. Vetëm këtë vit që sa ka hyrë janë mbi 11 mijë lekë të reja direkt në ekonominë e njerëzve më të prekur”, theksoi ai.

Gjiknuri theksoi se në këtë mandate, qeveria socialiste po i kushton një vëmendje të shtuar masave sociale.

 

“Meqë kishit merak për 14 majin, patjetër qytetarët duan të vlerësojnë dhe dinë ta vlerësojnë. Ngaqë çirreni ju se po të ishit mirë ju do rrinit të heshtur. Ai plaku i vjetër kishte frikë ta prekte këtë temë se e di që qytetarët i mirëpresin të gjithë bonuset dhe efektet financiare sidomos pjesa e pensionistëve dhe njerëzve më në nevojë.

 

Më vjen mirë që në këtë pjesë të mandatit që ka mbetur fokus i qeverisë kanë qenë aspektet sociale. Jo thjesht sepse jemi të majtë ,por për të pasur sa më shumë incentiva për njerëzit për të ndërtuar familje këtu, për të qëndruar këtu”, theksoi numri dy i socialistëve.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Gjiknuri masa sociale shqiptaret

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version të qartë, zbardhen dëshmitë e punëtorëve të lënduar

më shumë...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin kultivuar 270 rrënjë kanabis

më shumë...

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku me fraktura në kokë

më shumë...

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers Petroleum”: Ose të na paguajnë qiranë e tokës, ose të largohet kompania

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

9:51

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të...

9:48

Një gol më shumë, 21 më pak!...

9:47

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët...

9:37

Beteja e fundit! Gjyqi ndaj Thaçit, nisin...

9:22

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

9:15

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers...

8:56

U vra me plumb në kokë, hetuesit...

8:43

Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i...

8:32

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë...

8:23

“Sot do të kërkoni më shumë siguri...

8:09

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi...

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • 107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e tregut arrint...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.