Në javën botërore të imunizimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për rënien e vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve, sidomos në tre vitet e fundit. Kjo, sipas organizatës, ka çuar në një rënie të imunizimit kundër fruthit, difterisë dhe poliomielitit.
Në Shqipëri, gjatë 2021 nuk kane marrë asnjë vaksinë të detyrueshme 581 fëmijë ose 2% e fëmijëve nën moshën 1 vjeç.
BEKTASH MANDRI
MJEK PEDIATËR
“Kemi një rritje të personave që nuk duna të bëjnë vaksinën deh e ka zanafillën tek pasiguria e vaksinës së covid-19, por këto janë vaksina sistemike që kane bërë dekada më radhë dhe nuk kemi pasur probleme të kësaj natyre.”
Ndërsa vaksina kundër fruthit ka renë nga 94% në 2019 në 87 % në 2021.
Mjekët pediatër gjithnjë e më shumë insistojnë të bindin nënat, pasi raste me fruth ka pasur dhe nëse fëmija bie në kontakt kjo sëmundje përhapet menjëherë dhe shkakton temperaturë të lartë deri në vdekje.
BEKTASH MANDRI
MJEK PEDIATËR
“Ne kemi dalë nga shifra e sigurisë, si vend i sigurtë për pjesën e imunizimit ndaj fruthit. Kemi dy kategori prindërish: që nuk pranojnë asnjë negociatë dhe një kategori që thjeshte mendojnë ta shtyjnë për disa muaj.”
Pandemia e ndërpreu vaksinimin e fëmijëve pothuajse kudo. Rreth 67 milionë fëmijë në mbarë botën lanë pa bërë vaksinimet e detyrueshme midis 2019 dhe 2021.





