E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 sekonda më parë
Bota

Ulet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali sa vjen dhe zerohet. Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj humbën jetën 26 persona, duke e çuar në total shifrën e viktimave në 34. 371.

Në raport me një ditë më parë, edhe numri i të infektuave është ulur ndjeshëm. Autoritetet italiane raportuan se këtë të hënë u shënuan 303 raste të reja me COVID, 85 vetëm në Lombardi.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 237.290.

Ndërkohë, janë 3.489 pacientë të shtruar në spital të diagnostikuar me koronavirus, prej të cilëve 207 ndodhen në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë