Subscribe

Elbasani kët vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë.

 

Te dhenat e zyres arsimore ne Elbasan tregojne se janë regjistruar  1205 nxënës në klasën e parë, ndërsa në gjimnaz janë regjistruar 933 nxënës .

 

ERMIR CELA

DREJTOR ZVA ELBASAN

 

“Ulje numrit të nxnësve për këtë vit është rreth 100 nxënës në klasë të parë dhe 50 në të dhjetën, por pavarësisht kësaj nuk do të kemi shkurtim të stafit mësimor. “

 

Nga ana tjetër rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave.

 

 ERMIR CELA

DREJTOR ZVA ELBASAN

“Nuk kemi asnjë shkollë të mbyllur, me përjashtim të bashkimit të dy drejtorive të shkollave  si pasojë e uljes së numrit të nxënësve në këto shkolla, njëra në Gjinar dhe tjetra në Shelsan.”

 

Ndërkohë për sa i përket infrastruktures se shkollave,  këtë vit  nxënësit e  fshatit Tregan janë të detyruar të zhvendosen ne nje ambjent tjeter pasi shkolla e tyre e demtuar nga termeti eshte ende ne rikonstruksion .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *