E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ulet me 30% fluksi i emigrantëve, Frontex: Rënia më e madhe në rrugën që kalon nga Shqipëria

Kalimet e parregullta në kufijtë e Evropës kanë rënë me 30% në tremujorin e parë të 2025-ës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Kështu bën të ditur   agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

Në njoftim theksohet se rënia është parë në  të gjitha rrugët kryesore të emigracionit  dhe ka arritur në afro 33,600 më pak mbërritje  në këtë periudhë.

Reklamë

Rënia më e madhe  me 64% është shënuar përgjatë rrugëve që përshkojnë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kalimet në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur me 4%.

Frontex dhe autoritetet evropiane e kanë lidhur këtë me masat e intensifikuara për kontrollin kufitar. Ndërkohë  organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e këtyre masave në jetën dhe dinjitetin e emigrantëve, pasi këta të fundit  po shtyhen të marrin  rrugë më të rrezikshme për në Evropë.

Sakaq këto shifra vijnë  pasi blloku ka arritur gjithnjë e më shumë marrëveshje për frenimin  e ardhjes se emigranteve , me vende jashtë Evropës, si Libia dhe Tunizia, ku praktika si rrahja, dhuna seksuale dhe burgimi janë dokumentuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë