Subscribe

Kreditë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët që nga vitit 2010, duke arritur në 16.5%.

 

Lajmin e bëri publik guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, i cili reagoi pas rekomandimeve që Komisioni Europian la për të ulur këtë tregues.

 

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit prill huaja me probleme ra me mbi 25 milion euro dhe ky fakt ka ardhur si pasojë edhe planit të masave të zbatuara nga Banka Qendrore.

 

Fshirja nga bilancet e bankave të kredive me probleme është një tregues i cili ndikon në rënin e huave të këqija. Ato jo domosdoshmërish quhen të falura për kredimarrësin, por nuk janë më pjesë e bilanceve të bankave.

 

Guvernatori i bankës vlerësoi ndërkohe edhe arritjen e marrëveshjes politike, e sipas tij cila i shërben stabilitet ekonomik.

 

Mbetet për t’u parë në analizën që do të bëjë Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike financiare të 6 mujorit të parë, se çfarë efektesh mund të ketë shkaktuar kriza tre mujore politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *