Grupet Task-Forcë të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policia Bashkiake e policia shtetit kontrollojnë çdo dite mbi 100 biznese për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Nënkryetari Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i ujësjellësit Redi Molla, ishin këtë te shtune në zonën e Dajtit, për të ndjekur në terren aksionin

 

“Jemi të vendosur që ky aksion të vijojë dhe në fund të procesit, çdo person i cili gjendet që ka lidhje të paligjshme, do të ndëshkohet ashtu siç ligji e kërkon. Do të sigurohemi që ky shërbim të ofrohet në mënyrë sa më qytetare, sa më profesionale për të gjitha ato biznese që janë të rregullt dhe funksionojnë brenda të gjithë kuadrit ligjor”.

 

Drejtori i ujësjellësit Redi Molla u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritanishme pasi janë ndërprerë mjaft lidhje te paligjshme.

 

 

“Jemi në ditën e tretë të aksionit për verifikimin e bizneseve, pasi për pjesën e familjarëve afati u shty deri në fund të shkurtit. Shohim se pjesa më e madhe e bizneseve janë rregulluar si nga ana procedurale, si nga ana e matjes”.

 

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët dëshirojnë të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe atyre qe janë debitorë sportelet do te qëndrojnë të hapurave nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *