UKT po punon për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në mbarë kryeqytetin.

 

Specialistët këtë herë po kryejnë një ndërhyrje të domosdoshme në Rrugën” Foto Xhavella”. Ky investim, ashtu si çdo tjetër në Tiranë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.

 

Gjithashtu ndërhyrje po bëhen edhe në zonën e Qesarakës.

 

Nga ky projekt do të përfitojnë një total prej rreth 35 mije – 40 mijë banorë me ujë të pijshëm dhe me synimin e furnizimt  24 orë me ujë.

 

Rrjeti i ri shtrihet në zonën që kufizohet nga rrugët  Myslym Keta, Shefqet Kuka (fizika bërthamore), Fadil Deliu (teleferiku), Muhamet Deliu (zona e thesarit), Dalip Topi (pjesa lindore e Kodrës se Priftit), Sotir Caci në drejtim të Linzës dhe degëzimet e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *