Volodymyr Zelenskiy ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

 

Aktori komedian Zelenskiy ka fituar 30.4 për qind të votave ndërsa presidenti aktual, Petro Poroshenko 17.8 për qind.

 

“Jam shumë i lumtur, mirëpo ky nuk është hapi i fundit”, është cituar të ketë thënë Zelenskiy.

 

Zelenskiy dhe Polshenko pritet që të garojnë sërish muajin e ardhshëm.

 

Garës për president i janë bashkuar 39 kandidatë, mirëpo asnjëri nuk ka fituar 50 për qind të votave, çka do të rezultojë me raund të dytë mes dy kandidatëve me më së shumti vota më 21 prill.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *