Subscribe

Misha Shevçenko dhe Anatoli Tallash së bashku me familjet e tyre janë shpërngulur në Vlorë pas nisjes së Luftës në Ukrainë.

 

Ata tregojnë se u është dashur të udhëtojnë 5 ditë për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.

 

MISHA SHEVÇENKO – UKRAINAS

 

Jemi këtu të qetë, pa bomba dhe pa tmerrin e luftës që përjetuam në Kiev. Edhe pse ishim të strehuar në një tunel përsëri kishim frikë, jeta jonë nuk ishte e sigurt. Zelenskiy është heroi ynë,ndërsa populli i ukrainës është i pamposhtur. Shkaku I luftës eshte Hitleri i dytë, Putini.

 

LLORA SHEVÇENKO – UKRAINASE

 

Kemi nisur udhëtimin prej datës 5 Mars e kaluam në  Hungari, Serbi dhe Maqedoni, për të mbërritur në Vlorë, vend të cilin na I rekomandoi një mik I cili më herët ka qenë me pushime këtu.

 

Jetesa tashmë për ta nuk është më njësoj pasi të dyja familjet kanë humbur bizneset që kishin në Kiev e Karkiv. Ivani, i cili në Ukrainë ishte inxhinier bërthamor, rrëfen se po kërkon një punë në Shqipëri me qëllim që të sigurojë të ardhura.

 

IVAN SHEVÇENKO – UKRAINAS

 

Jemi  këtu prej datës 10 mars me familjen time dhe familjen e dajës tim. Ka qenë një telefonatë e mikut tonë që na ofroi siguri këtu. Situata në Kiev dhe Ukrainë është shumë e vështirë ,shumë e frikshme ,pothuajse nuk ka mbetur asgjë atje. Miqtë e mi kanë qëndruar në Ukrainë. Edhe unë doja të qëndroja, por mamaja ime nuk largohej pa mua nga vendi,ashtu më  tha. Situata është shumë e vështirë. Shtëpi që po shkatërrohen dhe njerëz,të cilët po humbasin jetën. Ndërkohë që këto kohë  flas me miqtë dhe më tregojnë për situatën e tmerrshme.”

 

Të dyja familjet janë strehuar falas në një hotel në Vlorë. Ata thonë se janë përshtatur me ambientin, pasi kulinaria e të dyjave vendeve është thuajse e njëjtë.

 

LUDMILLA TALLASH – UKRAINASE

 

Unë po gatuaj gjellë tradicionale të Ukrainës por që janë të ngjashme me kuzhinën shqiptare: fasule, patate dhe makarona. Po gatuaj edhe për nesër, ti bëj gati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *