Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e...

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e Joshua Kushner...

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin në qendër...

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në Greqi, Portugali...

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh...

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro për emergjencat...

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri fiton “Kupën...

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e...

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e BE, Rama:...

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë,...

Ukraina shkatërron anijen raketore ruse “Ivanovets” në Detin e Zi

1 Shkurt 15:24

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Ivanovets, një anije e vogël luftarake, u godit gjatë natës, tha inteligjenca ushtarake.

Po ashtu, inteligjenca ushtarake ukrainase ka publikuar pamjet që pretendohet se tregojnë momentin e goditjes që pasohet nga një shpërthim i madh.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse nuk kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.

Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.

Disa veçori të dukshme në anije në videon ukrainase përputhen me ato të Tarantul, ose Projekti 12411, një klasë anijesh raketash të operuara nga marina ruse dhe të tjera, të cilës i përket Ivanovets.

Këto veçori përfshijnë paraqitjen e direkut dhe sensorëve në majë të superstrukturës kryesore, si dhe një kube të madhe radari në majë të urës.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ukrainës tha se anija u shkatërrua nga ushtarët e njësisë së saj speciale “Grupi 13” në liqenin Donuzlav, një gji me ujë të kripur në anën perëndimore të gadishullit të Krimesë, i cili strehon një bazë detare.

Anija kishte një vlerë prej 60-70 milion dollarë.

Ukraina ka arritur një sërë suksesesh në luftën në dhe rreth Detit të Zi, duke dëmtuar ose shkatërruar anijet luftarake ruse pavarësisht se nuk ka flotë të sajën.

Në dhjetor, Kievi tha se kishte shkatërruar anijen e madhe ulëse Novocherkassk në Feodosia, Krime. Rusia konfirmoi se anija ishte dëmtuar.

Ndërkohë, në prill 2022, disa muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, Moskva, flamuri i Flotës ruse të Detit të Zi, u dëmtua dhe u fundos përfundimisht, me gjasë nga raketat ukrainase .

Pas një sulmi me raketa në selinë e flotës së Detit të Zi në Sevastopol shtatorin e kaluar, imazhet satelitore treguan se marina ruse kishte zhvendosur pjesën më të madhe të flotës së saj të Detit të Zi larg nga Krimea në portin rus të Detit të Zi të Novorossiysk./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
anije Deti i Zi Flotë lufte Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

4 shenjat e zodiakut do ta gjejnë dashurinë në korrik

më shumë...

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

më shumë...

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e Joshua Kushner rrëfen si është të jesh pjesë e familjes Trump: Nuk e kam takuar kurrë Presidentin

më shumë...

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:20

4 shenjat e zodiakut do ta gjejnë...

3:11

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton...

2:43

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e...

2:12

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me...

2:11

Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt...

2:05

I ri shqiptar nga Kosova vritet me...

2:05

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin...

1:53

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në...

1:33

KE rekomandon hapjen e një grupi të...

Mirela Kumbaro
1:18

Hapen regjistrimet për klasat e para, Kumbaro:...

1:09

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro...

1:08

Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor...

1:03

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri...

12:20

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1...

12:07

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për...

11:50

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e...

11:44

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë...

11:40

U zhvati 50 mln € evropianëve me...

11:35

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë...

11:26

Program i ri për përgatitjen e bizneseve...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.