E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina goditi bazat ruse, Moska pranon shkatërrimin e avionëve dhe akuzon Kievin: Sulm terrorist!

Disa orë pas sulmit të Ukrainës ndaj bazave ajrore ruse thellë brenda territorit të saj, Rusia pranoi sulmin dhe se disa nga avionët e saj u goditën.

Rusia flet për “sulme terroriste” që u zmbrapsën dhe gjithashtu bën me dije se personat që morën pjesë në sulme janë arrestuar.

Reklamë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukrainën për kryerjen e një “sulmi terrorist” kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur.

Ministria pretendon se sulmet ndaj aeroporteve të Ivanovos, Ryazanit dhe Amurit janë zmbrapsur dhe se një zjarr shpërtheu në Murmansk dhe Irkutsk, i cili tani është shuar.

Reklamë

Disa pjesëmarrës të përfshirë në sulme janë arrestuar, pretendon pala ruse.

Ministria e Mbrojtjes shton se disa avionë u përfshinë nga flakët pas sulmeve, por thekson se zjarret tani janë shuar dhe se nuk ka viktima.

Informacioni është konfuz, por duket se sulmi ukrainas dëmtoi ose shkatërroi më shumë se 40 avionë ushtarakë rusë në katër baza të ndryshme ajrore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë